
Hyrja e tij në fushë ishte vendimtare në një ndeshje që po shkonte keq për Barcelonën. Me prekjen e topit të parë, Pedri bëri një asistim të mrekullueshëm për Raphinhan, i cili gjeti rrjetën në barazimin 2-2.
Talenti i La Masia foli pas ndeshjes së fituar 2-3 ndaj PSG ku u shpreh se skuadra e tij është më e mira në botë.
“Xavi thjesht më tha të hyja i përgatitur mendërisht dhe gati për të dhënë kontributin tim. Ai donte që ne të shtynim Parisin në gjysmëfushën e tyre. Prandaj hyra plot dëshirë për të ndihmuar skuadrën dhe ai pasim për Raphinha për golin doli mirë. Të dy trajnerët duan të luajnë në sulm dhe të shtypin lart, kjo shpjegon ndeshjen që pamë.
Erdhëm këtu për të luajtur një ndeshje të mrekullueshme dhe mendoj se treguam që jemi një nga skuadrat më të mira në botë. Unë mendoj se ne jemi më të mirët, në fakt. Erdhëm për të fituar dhe ia dolëm, tani kemi një ndeshje të vështirë të kthimit përpara”.