Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Nuk kemi bërë mjaftueshëm për t’i fituar dy ndeshjet”, Kompany: Tema kryesore ishin dëmtimet

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk kemi bërë mjaftueshëm për t’i fituar dy
Vincent Kompany

Mbrëmjen e djeshme, Interi preu biletën për në gjysmëfinale të Champions League pasi arriti të eliminojë Bayern Munich. Ekipi zikaltër u kualifikua me një rezultat të përgjithshëm 4-3 në të dyja ndeshjet. Në përfundimin e takimit, trajneri i Bayernit, Vincent Kompany doli në konferencë për shtyp për mediat.

“Ndihej cilësia e Interit, ka pasur shumë situata në të cilat duhet të kishim shënuar. Janë emocione të përziera, realiteti i ashpër është se nuk do të luajmë finalen në vendin tonë.

Pjesa tjetër lidhet me paraqitjen tonë, e dimë që nuk kemi bërë mjaftueshëm për t’i fituar këto dy ndeshje.

Mendoj se duhet të kthejmë kokën pas, tema kryesore ishin dëmtimet. Si në ndeshjen e parë ashtu edhe në të dytën treguam një Bayern të mirë, humbëm, por jemi penduar. Luajtëm kundër një ekipi të madh, të stërvitur shumë mirë. Prandaj do të luaja sërish ashtu siç luajtëm, pendesa e madhe është rezultati”, u shpreh Kompany.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga