
Aktualisht po zhvillohet takimi mes Feyenoord dhe Inter i vlefshëm për 1/8-at e Champions League. Kristjan Asllani është vënë në detyrë nga Inzaghi duke u inkuadruar në fushën e lojës që në minutën e parë.
Përpara nisjes së takimit, mesfushori i kombëtares shqiptare foli për mediat. “Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të mendojmë se është edhe kthimi dhe duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje për të dhënë më të mirën tonë.
Feyenoord? Këto janë një skuadër e fortë dhe në shtëpi e dimë çfarë rezultatesh kanë arritur, duhet t’i respektojmë. E dimë sistemin me të cilin kemi luajtur gjithmonë, do të shohim se çfarë thotë trajneri, dimë ta menaxhojmë lojën në çdo mënyrë”, u shpreh Asllani.