Champions League do të luajë ditën e sotme disa ndeshje shumë të rëndësishme. Një prej tyre është edhe përballja mes Kairat Almaty – Olympiacos, përballje kjo e programuar të startojë në orën 16:30.
Por kjo sfidë do të jetë mjaft e veçantë, pasi do të zhvillohet në kushte aspak të zakonshme. Kairat Almaty dhe Olympiacos do të sfidohen mes tyre në stadiumin “Astana Arena” dhe kushtet e motit do të jenë vërtet ekstreme në orën lokale të tyre që është 20:30.
Parashikimi i motit për kryeqytetin e Kazakistanit, Astanën është i “tmerrshëm” në orarin që do të zhvillohet sfida atje. Termometri do të tregojë -21°C, por situata do të bëhet pothuajse e padurueshme nga era e akullt e veriut (rreth 22 km/orë), e cila do të bëjë që temperatura e perceptuar të bjerë deri në -29°C.
E gjithë kjo shoqërohet me qiell të mbuluar me re dhe reshje të mundshme bore, të cilat do ta bëjnë fushën e lojës dhe dukshmërinë faktorë kritikë.
