Eksperienca e Sokol Jarecit ka bërë që ai të fitojë edhe besimin e UEFA-s. Pavarësisht kritikave në futbollin vendas, profesionalizmi i kalon kufinjt, me Shefin e Arbitrimit në FSHF që do të “zbarkojë” në Paris.
Jareci do të jetë vëshgues i arbitrave, në ndeshjen e mesjavës së UEFA Champions League. Ai do të vëzhgojë grupin gjykues të ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Monaco. Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve përfundoi 3-2 për parisienët.
Ndërkohë që kryesori i kësaj sfide do të jetë rumuni Istvan Kovacs. Asistentët e tij do të jenë Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, kurse arbitër i katërt është emëruar Szabolscs Kovacs.
Në dhomën e VAR-it do të jetë holandezi Pol van Boekel dhe asistenti i tij, italiani Marco Di Bello.
