
Asllani, Sommer
Atmosfera në klubin e Inter duket pozitive, Yan Sommer rikthehet në stërvitje. Zviceriani është stërvitur rregullisht me ekipin ku është parë të mbajë një mbrojtëse në gishtin që operoi.
Në rrjetet sociale ai ka postuar një fotografinë e tij duke u stërvitur dhe mund të mendohet se Sommer do të jetë i gatshëm në ndeshjen me Feyenoord, e vlefshme për 1/8-at e Champions League.
Akti i parë do të zhvillohet nesër në “De Kuip” të Rotterdamit, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në “San Siro” pas një jave më datë 11 mars.
Poll