Luis Figo beson se Real Madridi i ka të gjitha mundësitë për të bërë përmbysjen në ndeshjen e dytë çerekfinale me Bayern Munich, në "Allian Arena", sfidë e cila do të luhet të mërkurën në orën 21:00.
Edhe pse "Los Blancos" vijnë nga një disfatë në shtëpi me rezultatin 2-1, ish-legjenda e klubit mbretëror ndjen se në Gjermani mund të ndodhë mrekullia.
"Ka për të qenë një ndeshje e vështirë, por nëse ka ndonjë skuadër që ka madhështinë dhe cilësinë për të kthyer një sfidë është Real Madridi. Duke parë historinë e këtij turneu, edhe pse rezultati është në disfavor, mund të arrijmë në gjysmëfinale", tha fillimisht Figo.
Më tej, portugezi tregoi se efikasiteti do të jetë vendimtar, duke përmendur dhe dy emrat e sulmuesve të klubit si Vincius dhe Mbappe, për të cilët u shpreh se nëse janë në formën e tyre më të mirë, gjithçka do të bëhet më e lehtë për të tentuar magjinë.
“Gjëja kryesore është të kontrollojmë potencialin ofensiv të Bayernit. Duhet të shmangim humbjet e topit dhe të marrim kontrollin e lojës sa më shpejt”, udhëzoi 53-vjeçari.
