Anësori i majtë i Real Madrid, Lucas Vasquez ka folur në prag të sfidës kundër Milanit në Champions League. Spanjolli thotë se momentalisht mendja e tij është në Valencia për situatën kaotike, teksa futbollin e vendos në vend të dytë.
“Ne jemi me Valencian. Ne do të përpiqemi të mbështesim njerëzit sa të mundmi. Shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet sa më shpejt. Sfida kundër Milanit është e komplikuar.
Për momentin futbolli është në vend të dytë, gjëja me rëndësishme janë njerëzit. Ne jemi të gjithë të trishtuar, ka shumë njerëz që po vuajnë”, është shprehur Vasquez.
Kujtojmë që Real Madrid – Milan do të zhvillohet këtë të martë. Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, do të startojë në orën 21:00.