
PSG 0-1 Dortmund (0-1)
(Hummels 50')
Dortmund është finalistja e parë e UEFA Champions League. Verdhezinjtë mposhtën PSG-në me rezultatin minimal 0-1 në “Parc des Prince” dhe presin biletën për ‘Ëembley 2024’. Edhe sfida e parë u mbyll me të njëjtat shifra duke bërë që rezultati i përgjithshëm të jetë 2-0 për gjermanët.
Matts Hummels ishte heroi absolut i sfidës së sotme teksa shënoi golin e vetëm dhe sakrifikoi jashtëzakonisht shumë ndaj një Parisi ‘all-in’ në sulm.
Me finalen e arritur, e gjithë vëmendja është te ndeshja e nesërme ku Real Madrid pret Bayern Munchen në Bernabeu pas barazimit 2-2 në sfidën e parë.
A do të ketë një përsëritje të finales së 2013-ës apo Bellingham do të sfidojë ish-ekipin e tij në ndeshjen kulminante të futbollit europian? E gjitha zgjidhet nesër në mbrëmje.
Formacionet zyrtare:
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembélé, Mbappé, Barcola. Trajner: L. Enrique
Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Sancho, Brandt, Adeyemi; Füllkrug. Trajner: E. Terzic
LIVE:
Goli i Hummels:
Rasti i Adeyemi: