Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ PSG ‘masakron’ Barcelonën dhe kap gjysmëfinalen, Dortmund eliminon Atleticon mes drithërimave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PSG ‘masakron’ Barcelonën dhe kap gjysmëfinalen,
Kylian Mbappe / Dortmund

PSG dhe Dortmund janë dy ekipet e para që shkojnë në gjysmëfinale të Champions League.

 Francezët mposhtën Barcelonën në Spanjë me rezultatin 1-3. Katalanasit nuk arritën të mbanin avantazhin teksa kaluan të parët në epërsi me Raphinhan në minutën 12’. Një karton i kuq i Araujo pak minuta më vonë do të kompromentonte sfidën për blaugranat me PSG që do të shënonte 4 herë me Dembele, Vitinha dhe dopieta e Mbappes.

Në sfidën tjetër, Dortmund del fituese në një ndeshje të çmendur përballë Atletico Madrid. Sfida u mbyll me plot 6 gola, fitore 4-2 e gjermanëve që kaluan të parët në avantazh, u barazuan nga 2-0 e më pas shënuan 2 gola të tjerë.

Gjysmëfinalja e parë do të jetë kjo mes PSG dhe Dortmund, ndeshje të cilën e kemi parë dy herë në fazën e grupeve. Por, kësaj rradhe është një tjetër histori. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, të kthimit me 7 dhe 8 maj.

BARCELONA 1–4 PSG (4-6)
(Raphinha 12'/ Dembele 40', Vitinha 54', Mbappe 61', 89')

Goli i Raphinha:

Kartoni i kuq i Araujo:

Goli i Dembele:

Goli i Vitinha:

Goli i Mbappe:

Goli i 2-të i Mbappe:

DORTMUND 4–2 ATLETICO MADRID (5-4)
(Brandt 34', Maatsen 39', Fullkrug 71', Sabitzer 74' / Hummels ag 49', Correa 64')

Goli i Brandt:

 

Goli i Maatsen:

Autogoli i Hummels:

Goli i Correa:

Goli i Fullkrug:

Goli i Sabitzer:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga