
Saliba, Calafiori & Trossard
Arsenali do të përballet me Paris Saint-Germain mbrëmjen e nesërme për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme, trajneri Mikel Arteta ka marrë një lajm mjaft të mirë.
Mbrojtësi i “topçinjve” Riccardo Calafiori është rikthyer në stërvitje ditën e sotme. Siç është konfirmuar dhe nga stafi mjekësor i skuadrës londineze, mbrojtësi italian do të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën me parisienët.
Një dëmtim në gju e ka detyruar Calafiorin të mbetet jashtë në 9 ndeshjet e fundit të Arsenalit. Sfida e fundit që 22-vjeçari luajti ishte me Kombëtaren italiane përballë Gjermanisë në Nations League.
Poll