
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, foli pas barazimit ndaj Borussia Dortmundit, duke prekur edhe një herë temën e Interit, kundërshtarëve të radhës të bavarezëve në Champions League pas fitores së zikaltërve në ndeshjen e parë:
“Interi ?Ndoshta një klasike e vërtetë. Në ndeshjen e parë kishim shumë kontroll dhe gjithashtu disa raste, si ai i Michaeled Olise. Do ta blija një biletë për një takim të tillë, por nga këndvështrimi i trajnerit, pjesa e parë ishte më afër asaj që dëshironim. Ishte një ndeshje e mirë futbolli, me raste nga të dyja palët”.
“Për gabimin e Kimit? Nuk dua ta shpjegoj këtë tani. Ne kemi një skuadër të kufizuar me lojtarë. Nuk flasim shumë për mungesat tona, por dje na mungonin disa futbollistë të rëndësishëm. Ne kemi nevojë për secilin. Djemtë që janë këtu duhet të marrin rezultate dhe paraqitje të mira. Tifozët, që ishin atje kundër Interit dhe sërish dje, panë 50 gjuajtje dhe disa shanse të mëdha, që mund të shënojmë dhe mund të mbrojmë."
Për rastet e shënimit? Ky është futbolli. Problemi lind kur mungon cilësia, por ne e kemi atë cilësi, kështu që pritete ndeshje e zjarrtë në Milano. Gati ti përmbysim”, tha Kompany.