Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Kartoni i kuq në Champions, legjenda Sneijder “lëshon gojën” ndaj Camavingas: Budalla!

Shkruar nga NEWSPORT
Kartoni i kuq në Champions, legjenda Sneijder “lëshon
Credits: Cedi Sports / Camavinga - Sneijder

Wesley Sneijder është bërë protagonist i një debati të fortë në media, pas komenteve të tij për Eduardo Camavinga, pas eliminimit të Real Madrid nga Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm 6-4.

Ish-mesfushori holandez nuk i kurseu kritikat për francezin, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë gjatë sfidës, duke lënë ekipin në vështirësi në një moment vendimtar.

“Camavinga është budalla. A e dini çfarë duhej të bënin lojtarët e Real Madridit pas vërshëllimës finale? Ata duhej të shkonin në dhomat e zhveshjes dhe të shfrynin zemërimin e tyre ndaj tij”, u shpreh Sneijder.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv, me shumë që e konsiderojnë të tepruar gjuhën e përdorur, ndërsa të tjerë bien dakord se gabimi i Camavinga-s ndikoi drejtpërdrejt në fatin e ndeshjes. 

Poll

Lexo gjithashtu