
Arnautovic
Interi do të përballet me Manchester Cityn, sfidë e vlefshme për Champions League dhe që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45. Për këtë takim Simone Inzaghi do të vuajë mungesën e Federico Dimarco.
Por jo vetëm kaq, pasi trajneri i zikaltërve humbjet një tjetër futbollist para kësaj përballjeje. Sipas “Gazzetta dello Sport” bëhet me dije se Arnautovic nuk ëhstë stërvitur mëngjesin sotëm me skuadrën, pasi lojtari po vuan nga një gjendje gripale.
Për këtë arsye lojtari nuk do të jetë i gatshëm në “Etihad Stadium”. Inzaghi tashmë duhet të bëjë llogaritë pa Dimarcon dhe Arnautovic.
Poll