Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Ishte mbreslënëse ndaj një skuadre të jashtëzakonshme”, Arne Slot pas triumfit ndaj Realit: Po luajmë mirë në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte mbreslënëse ndaj një skuadre të
Arne Slot

Liverpool mori një fitore delikate dhe shumë të rëndësishme në Champions League. Anglezët triumfuan 1-0 ndaj Real Madrid në një takim spektakolar mes ekipeve pretendente për të fituar trofeun.

Arne Slot ka folur pas këtij suksesi, ndërsa shpehej mjaft i lumtur. Timonieri theksoi se ishte mbreslënëse sepse luajtën ndaj një skuadre të jashtëzakonshme. Gjithashtu nënvizoi se ekipi pavarësisht se nuk luajnë mirë në Premier League, po bëjnë shumë mirë në Champions.

“Ishte mbresëlënëse sepse luajtëm kundër një skuadre të jashtëzakonshme që është në një formë të jashtëzakonshme.

Kemi një tjetër ndeshje të dielën kundër një skuadre shumë të fortë. Humbëm shumë pikë në Premier League, por po luajmë mirë në Champions League. Duhet të luajmë më mirë dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë, dhe kemi shumë ndeshje përpara për ta vërtetuar këtë.

Connor ishte i jashtëzakonshëm. Sezonin e kaluar ai ishte i jashtëzakonshëm kundër Real Madridit, por iu desh të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi pas 80 minutash. Këtu, tre ditë pas ndeshjes me Aston Villan, ai u përball me Vinicius për 90 minuta. Reali ka 26 gola në La Liga. Individë të shkëlqyer gjithmonë mund të krijojnë dhe të shënojnë gola, dhe Connor luajti shumë mirë kundër Viniciu”, ka përfunduar Slot.

Poll

Lexo gjithashtu