
Real Madrid mori një fitore shumë të rëndësishme në sfidën e parë të “Play-Off” në Champions League. Madrilenët triumfuan me përmbysje 3-2 ndaj Manchester Cityt.
Carlo Ancelotti shpehet mjaft i lumtur dhe i kënaqur me rezultatin, ndërsa në vizon se gjithçka ishte e merituar. Skuadra e tij pavarësisht disavantazhit asnjëherë nuk u dorëzua, duke bërë në lojë të shkëlqyer për të rikthyer rezultatin.
“Ndihemi të qetë dhe të lumtur. Ne dolëm mirë në pjesën e parë të kësaj ndeshje. Ne kemi përfituar një avantazh të vogël. Duhet të vazhdojmë kështu në ndeshjen e dytë. Ndeshja shkoi mirë. Mendoj se ishte një lojë e kompletuar në të gjitha aspektet. Të gjithë kanë punuar. Kemi pasur shumë mundësi. Nuk jemi dorëzuar kur ishim në disavantazh. Ishte një lojë shumë e kompletuar.
Mendoj se fitorja është e merituar. Ata përfituan me penallti, por katërshja jonë sulmuese ishte shumë efektive. Ata mund të kishin pasur pak më shumë sukses, por ata kanë gjeneruar shumë me lëvizshmëri dhe cilësi.
Unë nuk mendoj se shumë do të ndryshojë. Do të jetë një lojë e plotë. Duhet theksuar se jemi mbrojtur mirë, me një bllok kompakt. Kur i kemi bërë sërish presion njëri-tjetrit, na kanë krijuar probleme”, ka theksuar timonieri italian.
???? ¡@MrAncelotti ya es el entrenador del @RealMadrid con más partidos en la Copa de Europa! pic.twitter.com/6ek3SfjJy7
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 11, 2025