
Kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma ka zbuluar arsyen pse u kthye në dhomën e zhveshjes pak para gjuajtjeve të penalltive në ndeshjen kundër Liverpoolit mbrëmjen e djeshme. Italiani u zgjodh heroi i ndeshjes në fitoren e parizienëve ndaj “The Reds”, pasi priti dy penallti duke lejuar gjigantët e Ligue 1 të kualifikoheshin në çerekfinale.
Ajo që ra më shumë në sy për tifozëtt ishte largimi i tij menjëherë pas vërshëllimës së fundit dhe rikthimi në fushë vetëm disa çaste para nisjes së ekzekutimit të penalltive. Në lidhje me këtë Donnarumm ka sqaruar arsyen e largimit në dhomën e zhveshjes së PSG-së.
“Më duhej të urinoja. Po bëjë shaka. Kisha përgatitur diçka me trajnerin e portierëve; ishte e drejtë të kaloja disa gjëra përpara se të dilnim jashtë dhe të shpresoja të prisja disa penallti”, zbuloi portieri italian.
Donnarumma ka mbajtur portën e paprekur nëntë herë në 30 paraqitje me PSG-në këtë sezon, duke pësuar gjithsej 28 gola.