Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“I kënaqur me rezultatin”, Ancelotti “kërcënon” Bayernin: Do jemi më mirë në ndeshjen e kthimit

Shkruar nga NEWSPORT
“I kënaqur me rezultatin”, Ancelotti
 

Bayern Munchen dhe Real Madrid kanë barazuar 2 me 2 në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Dhe pse Bayern ishte më dominues, nuk ia doli të fitonte.

Trajneri i Realit, Ancelotti, ka folur në përfundim të sfidës. Timonieri i “Galaktikëve” u tregua realist duke pranuar se është i kënaqur, ndërsa paralajmëroi Bayernin për ndeshjen e kthimit.

“Në fund ne kishim më shumë energji, ata kishin vrapuar shumë. Të kënaqur me rezultatin, Bayerni luajti në nivelin më të mirë. Paradoksi është se kur filluam të luanim mirë, ata shënuan mirë, por kualifikimi është i hapur”, u shpreh fillimisht Ancelotti.

Një mendim për Kroos?

"Nuk ka kuptim të thuash asgjë për të, ai është i mrekullueshëm. Ai bën gjithçka mirë dhe pak njerëz mund të shohin asistimin për Vinicius. Edhe lëvizja para golit ishte e pabesueshme”.

A ishte Bellingham i lodhur?

"Ai nuk luajti një ndeshje në nivelin e tij. Ai kishte ngërçe pas një ore dhe unë preferova ta ndryshoja. I gjithë ekipi nuk ishte entuziast. Do të jemi më mirë në ndeshjen e kthimit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga