Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Goli i anulluar i De Ligt, edhe Toni Kroos e pranon: Vendim i gabuar, Bayern ka të drejtë

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i anulluar i De Ligt, edhe Toni Kroos e pranon: Vendim i gabuar, Bayern ka
Toni Kroos, Lojtaret e Bayernit duke protestuar te gjyqtari

Polemikat për golin e anulluar të De Ligt në gjysmëfinalen e Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munchen nuk kanë të ndalur. UEFA dënoi arbitrin kryesor Marciniak duke e larguar nga detyra që i ishte caktuar për të drejtuar ndeshjen hapëse të EURO 2024 mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Së fundmi, për këtë çështje ka folur edhe Toni Kroos i cili e ka pranuar se vendimi ishte i gabuar, por fajin ia lë anësorit dhe jo kryesorit.

“Vendim i gabuar. Iu bë një menaxhim i keq atij momenti. Duhej të ishte lejuar vazhdimi i lojës deri në përfundimin e aksionit. Unë mendoj se faji kryesor ishte i arbitrit anësor.

Ai sinjalizoi pozicion të parregullt dhe kryesori ndërpreu aksionin duke i besuar anësorit. Zemërimi i Bayernit është i justifikuar, pasi gjithmonë duhet lejuar përfundimi i aksioneve”, u shpreh Kroos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga