I ftuar të flas në një intervistë pas ndeshjeje, amerikani Christian Pulisic është parë tej i lumtur nga fitorja dhe ka falenderuar të ftuarin Thierry Henry, i cili tashmë është në rolin e analistit në panel. Sulmuesi i Milanit ka amrrë fjalë pozitive të shumta nga studio e në veçanti nga legjenda e Arsenal.
Francezi ka shprehur admirim dhe dashuri për lojën e lojtarit të kombëtares së SHBA-ve.
“Kam për të thënë diçka. Njerëzit më pyesnin prej shumë kohësh se çfarë duhet të bëje që të përformoje dhe unë i ktheja përgjigje gjithmonë që është në dorën tënde t’u tregosh njerëzve se çfarë je i aftë të bësh. Dhe tani aktualisht ti po e bën më së miri këtë gjë javë pas jave. Ti luan me krenari dhe po e bën shumë mirë këtë pa frikë dhe vazhdo kështu.”, u shpreh ish-futbollisti Henry.
Pulisic i ka marrë pozitivisht fjalët e ish-lojtarit francez dhe ka shprehur se po stërvitet shumë për të dhën gjithçka në fushën e blertë. Sulmuesi ashtu si Morata deklaroi se Milani është një e vetme dhe të gjithë janë të bashkuar.