
Paris Saint-Germain do të dalë mbrëmjen e sotme në “Allianz Arena” për të luajtur finalen e Champions League ndaj Interit. Skuadra parisiene del sot për të dytën herë në histori në finalen e këtij kompeticioni.
Hera e fundit që Paris Saint-Germain shkonte në finalen e Champions League, ishte para 5 vitesh ndaj Bayern Munich. Në atë përballje fati nuk ishte me francezët, të cilët u mposhtën me shifrat 1-0.
Pesë vite pas asaj përballjeje, PSG vjen sonte me një formacion komplet ndryshe me plot 9 ndryshime. Në finalen e fundit, parisienët vinin me Navas në portë, në mbrojtje Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe (aktualisht i PSG) dhe Bernat, në mesfushë Marquinhos (aktualisht i PSG), Paredes dhe Herrera, ndërsa në sulm Neymar, Di Maria dhe Mbappe.
View this post on Instagram