
Pas shumë sezonesh, Real Madridi dhe Atletico do të përballen sërish në Uefa Champions League. Hera e fundit që ekipet e Madridit përballeshin në kompeticionin më të madh për klube, daton më 10 maj të vitit 2017. Asokohe, Atletico fitonte ndaj Realit me rezultatin 2-1 në shtëpi.
Nesër do të përballen sërish, në prag të kësaj sfide trajneri i “colchoneros” Diego Simeone ka dalë në konferencë për shtyp. “Është një ndeshje që do ta luajmë me respekt, kundër një kundërshtari të madh. Ndjej se ata na respektojnë në të njëjtën mënyrë.
Për qytetin është spektakolare. Për Spanjën është e mrekullueshme të kesh një ekip spanjoll që do të marrë pjesë në çerekfinale. Dhe ne do të luajmë, duhet ta shijojmë. Është një moment shumë i rëndësishëm, me një kundërshtar që e respektojmë shumë.
Jam shumë i emocionuar, sikur të ishte dita ime e parë në Atletico. Dëshira që pata kur mbërrita këtu, për ta çuar ekipin në një vend të rëndësishëm, duke respektuar vlerat dhe historinë. Ne duhet t’i shijojmë këto momente.”, shprehet Simeone.