
Bayern Munich dhe Inter do të përballen këtë të martë për të luajtur ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, nis në orën 21:00.
Në prag të këtij dueli në konferencën për shtyp para mediave ka folur trajneri bavarez, Vincent Kompany. Ky i fundit ka folur për largimin e Thomas Muller nga klubi gjerman në fund të sezonit, teksa thotë se ka mundësi konkrete që ai të jetë titullar në ndeshjen e nesërme.
Ndër të tjera tekniku belg ka folur për mungesat e shumta që Bayern Munich ka, si Musiala, Upamecano, Neuer, Davies apo Kingsley Coman.
Roli i juaj në largimin e Thomas Muller, a do të luajë ai nesër?
Gjëja më e rëndësishme është përgatitja për ndeshjen kundër Interit, ndërsa vendimi i tij duhet respektuar. Karriera e një legjende si ai është kaq e madhe dhe duhet respektuar në maksimum. Fundja, roli im është që të përgatitem për ndeshjen e radhës. Unë duhet të vendos se kush do të luajë në fushë dhe të mendoj për këtë.
Dëmtimet e shumta, jeni të shqetësuar?
Çfarë të them, ne kemi hyrë në një situatë të vështirë. Por ne jemi në Champions League dhe duhet të shohim përpara, jo prapa. Lojtarët në dispozicion do të japin gjithçka, kushdo që do të jetë në fushë është stërvitur gjithmonë shumë dhe do të japë kontributin e tij. Unë kam besim tek këta lojtarë, nuk dua të ankohem dhe nuk dua të ndryshoj objektivin apo strategjitë e mia.
Musiala mungon, mund ta zëvendësojë Gnabry?
E kam thënë tashmë, jemi në këtë pikë sepse të gjithë kanë kontributin e tyre. Serge gjithashtu është pjesë e sezonit tonë. Sporti është i tillë, mund të flasësh për lojtarët, por të gjithë kanë rolin e tyre dhe e kanë ndihmuar skuadrën, si në stërvitje apo ndeshje. Ne kemi nevojë për angazhim, nuk mjafton vetëm talenti. Nuk është stili im që të mendoj për vështirësitë që kemi. Kushdo që luan është në 100% e tij dhe kjo do të thotë se ata kanë besimin tim.
Dëmtimi i Musialës ka ndryshuar planet, mendoni se Muller do të bëjë rolin e tij deri në fund apo do të ketë ndryshim moduli?
Nuk dua të jap shumë informacione, ne kemi luajtur tashmë disa ndeshje ma Jamalin. Nuk jemi në fillim të sezonit, por pothuajse në fund. Mund të shikoni mbrapa dhe të shihni zgjedhjet kreative që këmi bërë për të zëvendësuar atë. Më duhet të shoh se çfarë na nevojitet për ndeshjen e nesërme, është e vështirë të zëvendësojmë një talent si Musiala, por duam t’i lëmë lojtarët e tjerë të tregojnë cilësitë e tyre.
Sa e rëndësishme është përvoja e Thomas Muller?
Përvoja është thelbësore, veçanërisht në këto ndeshje. Por ne ashtu si Inter, kemi shumë lojtarë me përvojë. Vetëm shikoni lojtarët që kemi në dispozicion, përvoja është diçka që sigurisht nuk do të mungojë në ndeshjen e nesërme.
Çfarë prisni nga Interi?
Interi është një ekip i organizuar mirë, i cili gjithmonë gjen një mënyrë për të qenë i rrezikshëm dhe jo vetëm në kundërsulm. Ata gjithashtu kanë një mënyrë të mirë për të ndërtuar lojën, janë të fortë me topin dhe shënojnë shumë gola. Ata kanë disa lojtarë shumë të mirë, por ne gjithashtu dimë të shënojmë shumë gola, shpresoj të tregojmë nesër në fushë.
A ka shpresë për Neuer dhe Coman përsa i përket rikthimit të tyre?
Nuk e di, duhet të shohim. Ka zhvillime të përditshme dhe nuk dua t’u bëj presion të mëtejshëm dy futbollistëve në fjalë. Shpresojmë që po, por nuk ka garanci.