Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“E admiroj lojën e Leverkusen”, Simeone thur elozhe për kundërshtarin: E komplimentoj Alonson

Shkruar nga NEWSPORT
“E admiroj lojën e Leverkusen”, Simeone thur elozhe për
Diego Simeone

Atletico Madridi do të presë mbrëmjen e nesërme në “Metropolitano” Bayer Leverkusenin për të zhvilluar ndeshjen e javës së 7-të të Champions League. Në prag të kësaj supersfide, trajneri i “Cholchoneros” Diego Simeone ka dalë në konferencë për shtyp.

Bayer Leverkusen?

“Rivali ynë është i jashtëzakonshëm, me tranzicione shumë të mira. Xabi Alonso po bën një punë të jashtëzakonshme, e ka demonstuar sezonin e kaluar dhe duket se është në rrugën e duhur. Është e admirueshme se si ata luajnë futboll.”

Formati i ri i Champions League?

“Na detyron të fitojmë shumë ndeshje për të marrë sa më shumë pikë. Më parë kishte më pak ndeshje, tani ka më shumë. Luajmë të gjithë kundër të gjithëve dhe tetë skuadra kalojnë në raundin e 1/16-ve. Dëshira për të fituar pikë nuk na mungon.”

Alonso?

“Ai ka përvojë të madhe sepse ka qenë më parë një mesfushor. Alonso ka pasur trajnerë të mëdhenj që e kanë pasuruar me shumë gjëra dhe unë i jap komplimentet e mia absolute për punën që po bën.”, shprehet Simeone.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga