Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Drejtori i Bayern Munich “shpërthen” pas eliminimit: E habitshme, na gjykoi një arbitër me 15...

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori i Bayern Munich “shpërthen” pas eliminimit: E
Joao Pinheiro - Jan-Christian Dreesen

Drejtori Ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen ka thënë fjalën e tij për ndeshjen e kthimit me PSG-në në Champions League, e cila përfundoi 1-1 mes polemikave.

Edhe Dreesen ka rezerva për gjyqtarin, Joao Pinheiro. Sipas tij, arbitri në fjalë nuk ka eksperiencën e duhur dhe vetëm 15 ndeshje të gjykuara në Ligën e Kampionëve, çka e bën “pa eksperiencë” për një sfidë të nivelit të tillë.

“Është e habitshme, për të mos thënë më shumë, që një gjyqtar me vetëm 15 paraqitje në Ligën e Kampionëve lejohet të gjykojë një ndeshje të tillë. Kjo mund të shpjegojë disa nga vendimet që ai mori”, tha zyrtari i lartë i klubit gjerman.

Poll

Lexo gjithashtu