
Paris Saint-Germain do të luajë finalen e dytë të Champions League në histori. Në vitin 2020 u mposhtën nga Bayerni, ndërsa këtë vit do të sfidojnë Interin në “Allianz Arena”.
Trajneri i parisienëve, Luis Enrique ka dalë në konferencë për shtyp 10 ditë përpara kësaj finaleje. “Kam shumë lojtarë të nivelit të lartë, por është puna e secilit që i sjell dobi ekipit. Futbolli është një sport ekipor dhe për mua ky është aspekti më i rëndësishëm, nuk varet nga individët.
Për shumë vite, Interi ka luajtur në një nivel të lartë dhe në një mënyrë të ndryshme nga ekipet e tjera. Për mua ata janë një ekip i vërtetë si ne, të gjithë punojnë për kolektivin, por me shumë cilësi individuale.
Të gjithë gjithmonë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe mendoj se do të jetë një finale shumë e hapur dhe e luajtur fort, e bukur për t’u parë. Do të jetë një spektakël”, u shpreh Enrique.