Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

"Sonte ishim gjigantë", Inzaghi 'tremb' Calabrian: Dimarco është gati për derbin ndaj Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
"Sonte ishim gjigantë", Inzaghi 'tremb' Calabrian:
Simone Inzaghi

Manchester City dhe Inter ishte supersfida e kësaj mbrëmje, por që u mbyll në barazim pa gola. Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi i cili shfaqet i lumtur për rezultatin. Ndër të tjera, tekniku italian tregon që Dimarco do të jetë gati për derbin e së dielës përballë Milanit.

“I komplimentova djemtë, ishin gjigantë. Ata bënë një paraqitje të jashtëzakonshme, duke e ditur dhe forcën e Manchester City-t. Ne kishin nevojë për një ndeshje të madhe dhe e bëmë atë.

Derbi kundër Milanit? Djemtë janë gati për të na ndihmuar të dielën. Dimarco na duhet dhe është në formë të mirë. Po, ai do të jetë gati për derbin kundër Milanit të dielën”, tha Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga