Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Dhunë policore ndaj tifozëve, klubi i Newcastle përgatit ANKESËN në UEFA

Shkruar nga NEWSPORT
Dhunë policore ndaj tifozëve, klubi i Newcastle përgatit
Tifozët anglez dhe autoritetet franceze

Dueli i Newcastle me Olympique Marseille, i cili u mbyll në rezultatin 1-2, u kthye në një problem disiplinor. Klubi i skuadrës angleze, do të ankohet te UEFA pasi akuzon oficerët për sulm pa dallim ndaj tifozëve të martën në mbrëmje.

Në shkresën e formuluar nga Newcastle theksohet se policia ka përdorur forcë të panevojshme ndaj tifozëve dhe për këtë klubi do të ngrejë zërin.

“Siguria dhe mirëqenia e tifozëve duhet të jenë gjithmonë me rëndësi të madhe dhe ne e dënojmë fuqimisht trajtimin e tifozëve tanë nga policia gjatë këtij incidenti. Stafi ynë e trajtoi menjëherë çështjen me policinë, megjithatë kjo pati ndikim të kufizuar në taktikat e tyre të tepërta. Ne do t'i bëjmë thirrje UEFA-s, Olympique de Marseille dhe autoriteteve lokale që ta hetojnë zyrtarisht këtë çështje për t'u siguruar që të nxirren mësime dhe kjo sjellje të mos përsëritet” shkruhet në deklaratën e klubit.

Keqmenaxhimi nga ana e autoriteteve franceze nuk është një histori e padëgjuar më parë. Kujtojmë një rast të ngjashëm në finalen e Champions League 2022 midis Liverpool-it dhe Real Madrid-it .

Poll

Lexo gjithashtu