Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Dëmtimi i Hakimit i “zbehu” dopietën, Luis Diaz “thyen heshtjen”: Mund të ndodhë gjithçka, i uroj shërim të shpejtë

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi i Hakimit i “zbehu” dopietën, Luis Diaz
Momenti i demtimit te Hakimit dhe Luis Diaz

Përballja mes PSG dhe Bayern Munich mbrëmjen e djeshme ishte një “luftë” e vërtetë në fushën e lojs. Në fund gjermanët ia dolën të triumfojnë ndaj kampionëve aktualë të Champions League, teksa i mposhtën 2-1, me Luis Diaz që shënoi dopietë.

Por përveç rezultatit, dëmtimi horror i Hakimit mori vëmendjen. Gjatë një dyluftimi mes Hakimit dhe Diaz, ky i fundit dëmtoi keq lojtarin e francezve, i cili doli nga fusha e lojës me lot.

Tashmë ka thyer heshtjen, ish-i i Liverpool, teksa i uron shërim të shpejtë marokenit. Ndër të tjera shprehet se brenda 90 minutave gjithçka mund të ndodhë.

“Ishte një natë plot emocione. Futbolli na kujton gjithmonë se çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta, më e mira dhe më e keqja. Jam i trishtuar që nuk munda ta përfundoj ndeshjen me shokët e mi të ekipit, por jam krenar për përpjekjen e tyre të jashtëzakonshme. I uroj Hakimit një rikthim të shpejtë në fushë”, ka theksuar Diaz.

Poll

Lexo gjithashtu