Mbrojtësi i Bayern Munich, Matthjis De Ligt ka folur pas humbjes së ekipit të tij përballë Real Madrid me rezultatin 2-1.
De Ligt ishte ai që shënoi golin për 2-2 në minutat e fundit, por u anullua për shkak të një pozicioni jashtë loje, që arbitri nuk e pa as në VAR. Pikërisht për këtë De Lig shprehet shumë i revoltuar, por pranon realitetin që Reali fitoi.
“E pabesueshme të humbasësh kështu, ne luajtëm një ndeshje të mirë, por ky është Real Madrid. Ishte një gabim i arbitrit, kur nuk është e qartë nëse duhet të presësh përfundimin e aksionit, ishte një gabim i rëndë. Por unë nuk jam ai që duhet të them se e ndryshoi ndeshjen. Realiteti është se Real Madrid fitoi”, është shprehu De Ligt.
Poll
Lexo gjithashtu
CHAMPIONS LEAGUE
Interi 'tremb' këdo, 'zikaltërit' në gjurmët e tripletës
CHAMPIONS LEAGUE