
Gian Piero Gasperini dhe Alejandro Balde
Alejandro Balde është futbollisti i Barcelonës, i cili ka folur para mediave në prag të ndeshjes përballë Atalantës në Champions League. Mbrojtësi spanjoll çuditi të gjithë me përgjigjen e tij, kur u pyet për trajnerin e ekipit italian, Gian Piero Gasperini.
Balde u shpreh se nuk ia kishte idenë se cili ishte trajneri i Atalantës. Madje, mbrojtësi i katalanasve iu drejtua gazetarit duke e pyetur se cili prej lojtarëve të Atalantës është Gasperini.
“Cili ishte ky lojtari që më pyete? Gasperini? Cili është ky? Të them të drejtën, nuk ia kisha idenë se cili është trajneri”, është shprehur Alejandro Balde në prag të sfidës me bergamaskët.
Poll