
Bayern Munich
Bayern Munich do të luajë këtë të mërkurë në shtëpi përballë Bayer Leverkusen ndeshjen e vlefshme për 1/16-at e Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, do të startojë në orën 21:00.
Ditën e sotme, bavarezët i kanë dhënë “dorën e fundit” përgatitjes, duke kryer seancën përfundimtare stërvitore. Disa të qeshur, e disa serioze, duket se te Bayern janë tepër të fokusuar për këtë sfidë delikate.
Vlen të përmendet që në video-t e publikuara nga Bayern, në stërvitje shihet edhe Joshua Kimmich. Ky i fundit ishte në pikëpyetje për këtë ndeshje, por mesa duket e ka lënë pas dëmtimin.
View this post on Instagram
Poll