Teksa na ndajnë edhe pak orë nga “akti” i dytë i ndeshjes së shumëpritur Atletico Madrid – Barcelona, e vlefshme për fazën çerekfinale të Champions League, emocionet kanë filluar të shtohet tek tifozeritë e të dyja kampeve.
Ndeshja e parë përfundoi me fitoren befasuese të “El Colchoneros” në “Camp Nou”, ndërsa Barçë i nevojitet fitorja me 3 gola epërsi për të avancuar.
Për të kuptuar “repertorin” si “shahist” të trajnerit Diego Simeone, mjafton të përmendim se “timonieri” argjentinas nuk ka asnjë humbje në fazën me eliminim të Champions League, ndeshjet të luajtura në shtëpi, e përkthyer me 13 fitore dhe 6 barazime.
Kjo e dhënë, tregon se Lamine Yamal me shokë kanë përpara një “mit” për të “thyer”, nëse duan gjysmëfinalen në kompeticionin më elitar për klube.
