Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Barcelona aspak “modeste”, Flick: Titulli në Champions League është objektivi ynë, jemi të gatshëm!

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona aspak “modeste”, Flick: Titulli në Champions League
Hansi Flick

Barcelona e gjeti veten në një humbje të cilën nuk e kishte llogaritur, përballë Real Sociedad. Megjithatë kjo duket se nuk ka ndikuar aspak tek fryma dhe bindja e katalanasve të cilët e shohin veten si të “pathyeshëm”.

Kjo është përforcuar edhe  nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick i cili ka thënë me "zë" të lartë se ekipi synim kryesor ka fitoren në Champions League. Ndër të tjera tekniku i skuadrës ka pranuar se fitimi i këtij trofeu është ëndrra e çdo lojtari që mban fanellën e Barcelonës

“Fitimi i Champions League është ëndrra e çdo njeriu në futboll. Ky është qëllimi kur luan për Barçën. Ky lloj titulli është objektivi ynë dhe ne jemi të gatshëm për këtë”, ka përfunduar trajneri i katalansve.

Duke u ndalur tek gjysmëfinalja e sezonit të kaluar, Flick pranoi se shërben si motivim shtesë dhe theksoi përkushtimin e skuadrës për të ecur përpara.

“Ne përpiqemi të përmirësohemi në çdo ndeshje. Jemi një ekip shumë i ri dhe të gjithë ende kemi potencial për të arritur një nivel më të lartë”, ka thënë tekniku i skuadrës.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu