
Armand Duka në ceremoninë e "Topit të Artë"
Ceremonia e “Topi të Artë” ka nisur prej orës 20:00. Në “Teatrin Katelet” ku po mbahet kjo ngjarje e rëndësishme sportive, yjet e futbollit kanë kaluar një e nga një në tapetin e kuq.
Ndërkohë që në sallë është edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kamera kryesore ka fokusuar presidentin e FSHF-së, i cili njëkohësisht mban edhe postin e ish-presidentit të UEFA-s.
Kujtojmë se “Topi i Artë” do të jepet pas disa minutash. Dy pretendentët kryesorë dhe më të përfolur janë Ousmane Dembele dhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.
Poll