
Mërgim Berisha edhe zyrtarisht është rikthyer në klubin e Augsburgut. Shqiptari e mbyll në mes të sezonit eksperiencën me klubin tjetër të Bundesligas, Hoffenheim.
Sulmuesi shkon në huazim tek bavarezët, ndërsa kartonin vazhdon ta zotërojë ekipi blu. Lojtari me origjinë nga Kosova spikati tek Fenerbahce në Turqi, por që pas largimit nga augsburgasit në vitin 2023 me drejtimi ish-klubin TSG Hoffenheim gjërat nuk kanë shkuar siç i kishte parashikuar 26 vjeçari.
Futbollisti gjerman ndërmori largimin këtë merkato për shkak të hapësirave të pakta. Në shumë sfida, golashënuesi është lënë në stol e madje dhe në ato takime të vlefshme për Europa League.
Kjo ka sjellë dhe vendimin për të shkaur diku tjetër, ku shqiptari do të ndihej më i vlerësuar. E pikërisht, një ambient që e njeh mjaft mirë mund të jetë edhe zgjidhja më e mirë e përshtasthme, të paktën deri në merkaton e verës.