Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

ZYRTARE/ Jo të gjithë e refuzojnë Bayernin, gjermanët prezantojnë trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Jo të gjithë e refuzojnë Bayernin, gjermanët
Vincent Kompany me stafin drejtues të Bayern Munich

Vincent Kompany është trajneri i ri i Bayern Munich. Pas shumë refuzimeve duke filluar nga Hansi Flick, Xabi Alonso, Thomas Tuchel e të tjerë, bavarezët më në fund kanë gjetur trajnerin e ri.

Belgu vendosi të mbyllte aventurën e tij te Burnley në Angli, me të cilët dështoi duke mos arritur të qëndrojë në Premier League dhe duke rënë në Championship. Por kjo ecuri negative e tij në Angli, nuk e pengoi Bayern Munich që të paguante rreth 12 milionë euro për ta transferuar në “Allianz Arena”.

“Është kënaqësi që të punoj për këtë klub”, ishin fjalët e para të Kompany pasi firmosi kontratën si trajner i bavarezëve.

Kujtojmë që Kompany do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027. Ish-qendërmbrojtësi ka fituar besimin e drejtuesve të Bayern Munich, të cilët pritet ta shpërblejnë edhe në merkaton e verës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga