Bayerni ka arritur të fitojë sot me paksa vështirësi kundër St.Paulit në fushën e këtyre të fundit. Goli vendimtar i takimit u shënua nga “ylli” Musiala në minutën e 22-të.
Transferta e Hamburgur ka qenë një takim jo i lehtë për të besuarit e Kompany. Rivalët e përjetshëm të Hamburgut në shtëpi janë treguar të zotë dhe nuk kanë pësuar goleadë nga bavarezët si ata të Bochumit apo Stuttgartit në javët e kaluara.
I vetmi i ndëshkuar me të verdhë ka qenë Kim Min-Jae në minutën e 66-të. Bayerni ngel në krye të klasifikimit me 6 pikë diferencë dhe Bundesliga duket në duar të sigurta. Ndërkohë St. Pauli duket se po i drejtohet përsëri nivelit më poshtë nga dhe erdhën pas kaq shumë vitesh mungesë në elitë.
Goli i Musialas