Bayerni ka dominuar siç është mësuar të bëjë në Bundesliga. Bavarezët kanë mposhtur Unionin që dikur pretendentonte një vend europe po tani nuk është më ai ekip. Vendasit fituan 3-0 në “Allianz Arena”.
Golat u shënuan nga Harry Kane 2 herë dhe fraancezi Coman që ka gjetur një formë të mirë dhe po kombinohet mrekullueshëm me anglezin e sulmit. Bomberi shpërtheu sot me dopietë në Mynih, pikërisht pas fitimit të çmimit të goleadorit në ceremoninë e “Topi i Artë”. Kompany kreu të 5-të zëvendësimet duke iu dhënë minuta të gjithëve pasi ngeli i kënaqur nga djemtë.
Bavarezët pas shpartallimit të Stuttgart, Bochum-it me “manita” javën e kaluar, tani vërtetojnë vlerat ndaj ekipit të Berlinit. Duket se Bundesliga nuk do t’iu rrëshkasë më nga duartt e Xabi Alonso-s të paktën për momentin.
Goli i parë i Harry Kane
Goli i Coman
Goli i dytë i Kane