Bayern u eliminua në mënyrë të befasishme ditën e djeshme në Kupën e Gjermanisë. Xhaka kaloi në raundin tjetër duke lënë të shtangur bavarezët.
Manuel Neuer doli jashtë me karton të kuq dhe kjo penalizoi ekipin e Kompany. Tekniku belg ishte i zhgënjyer dhe i hidhëruar pas takimit. Ai dha një intervistë të shkurtër për ARD, një televizon gjerman.
“Shumë e hidhur. Kartoni i kuq pati ndikim të madh në lojë.
Kam luajtur shpesh me 10 lojtarë në karrierën time. Ajo që bën djemtë sot ishte shumë e mirë. U penalizuam. Pësuam gol nga një krosim. Eliminimi dhemb.”, u shpreh trajneri i Bayernit, Komapny.
Poll