Në ndeshjet e orës 15:30 në Bundesliga ka patur surpriza të mëdha, përveç Bayernit që triumfoi fal një super goli të Musialas nga jashtë zone.
Borussia Dortmund është mundur nga Mainz dhe “mallkimi” vazhdon për të verdhët ndaj kësaj skuadre. Dy ish-ekipet e drejtuara nga Jurgen klopp u përplasen sot në fushën e Mainzit, ekip që ia hoqi titullin Bellingham me shokë, në sezonin e fundit të anglezit në “Signal Iduna Park”. Vendasit fituan suksesin fal 3 golave, ndërkohë që “Verdhezinjtë” ngelen me 10 lojtarë pas largimit të Emre Can në minutë të 27-të.
Ekipi i Xhakës u ndal në një fushë që suksesi nuk diskutohej. Bavarezët “e shkatërruan” Bochum, kurse Leverkusen nuk arriti dot më shumë se 1 pikë. Çeku Schick ishte autori i golit i një ndeshjeje që dukej një sukses i mbyllur, por Miyoshi shuajti shpresat e Xabi Alonso-s në minutat e fundit.
“Aspirinat” ngelën në zonën Champions, por shohin ekipin nga Mynihu të shkëputet ndjeshëm. Dortmundi e sheh veten në pozita jashtë Europe dhe gjendja e keqe në çdo kompeticion e bën Nuri Sahin të jetë me një këmbë drejt largimit Goli i Miyoshit
Goli i 3-të i Mainz
Goli i parë i Mainz
Goli i dytë i Mainz