Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl: Kompany erdhi për të bërë gjëra të mëdha

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl: Kompany erdhi për të
Vincent Kompany, Max Eberl & Christoph Freund

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich ka folur për emërimin e Vincent Kompany si trajneri i ri i skuadrës bavareze. Eberl dha prononcimin e tij për kanalet zyrtare të klubit.

“Jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur që kemi nënshkruar me Vincent Kompany. Ai tregoi qartë një dëshirë të madhe për të ardhur te Bayern dhe e pranoi menjëherë ofertën tonë. Kompany është i uritur. Edhe si lojtar ai ishte një figurë udhëheqëse në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar dhe po përparon edhe si trajner. Ne dëshirojmë që të kemi vazhdimësi. Së bashku me të, duam të bëjmë gjëra të mëdha dhe të korrim sukses”, është shprehur drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl.

Kujtojmë që Kompany do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027. Ish-qendërmbrojtësi ka fituar besimin e drejtuesve të Bayern Munich, të cilët pritet ta shpërblejnë edhe në merkaton e verës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga