
Vincent Kompany ka folur para takimit në Bundesliga me Heidenheim. Trajneri i bavarezëve shpalos objektivin që kuptohet cili është dhe hedh pas krahëve ndeshjen e Kupës.
Belgu ka folur se eliminimi i dhemb, por tani fokusi është në kampionat. Vendi i parë është prioriteti kryesor i skuadrës nga Mynihu, sipas teknikut të bavarezëve.
“Po u eliminuam nga Leverkuseni. Kjo i takon së shkuarës tani. Më dhemb, por duhet të shohim përpara.
Nuk jam njeri që nuk i hedh gjërat pas krahëve. Fokusi tani është te takimi në Bundesliga me Heidenheim. Duam të fitojmë sa më shumë.
Objektiv është mbajtja e vendit të parë. Duam të fitojmë, por edhe të zhvillojmë futboll të bukur. Ndeshje pas ndeshje është fokusi ynë. E vetmja gjë që mendoj tani është sfida në kampionat, më besoni.”, u shpreh Kompany në konferencën për shtyp.