Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Florian Wirtz thyen heshtjen për të ardhmen, mesfushori ofensiv jep përgjigjen e papritur

Shkruar nga NEWSPORT
Florian Wirtz thyen heshtjen për të ardhmen, mesfushori ofensiv jep
Florian Wirtz

Florian Wirtz thotë hapur se është gati të vlerësojë një transferim larg Leverkusenit. I intervistuar nga “Sports Illustrated Deutschland”, talenti gjerman, i lindur në vitin 2003, bëri të ditur se ndihet gati për një sfidë të re, edhe pse ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

"Ndjej dëshirën për të dalë nga zona ime e rehatisë dhe për të përjetuar diçka të re. I njoh mirë dhomat e zhveshjes së futbollit dhe jam i sigurt se do të përshtatesha lehtësisht kudo.

Kur u largova nga Këlni për në Leverkusen, as nuk mendova për pagën për asnjë sekondë. Isha i interesuar vetëm për atë që ishte më e mira për karrierën time.

Për mua, perspektiva sportive vjen e para. Mendoj se prindërit e mi do të zemëroheshin nëse do të isha shumë i përqendruar te paratë”, e mbylli Wirtz.

Sipas thashethemeve të shtypit gjerman, Florian është i tunduar nga ideja e një transferimi te kampionët e sapongjitur, Bayern Munich. Megjithatë, opsionet e huaja, mbi të gjitha Manchester City dhe Real Madrid nuk mbeten mbrapa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga