
Portugalia
Bayern Munchen ka arritur të mbyllë marrëveshjen personale me Joao Palhinha. Kontrata është gati, dakordësim për pagën dhe dritë jeshile nga mesfushori portugez që dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë.
Pasi ishte vetëm një hap larg bavarezëve verën e fundit, Palhinha tani pret që më në fund të transferohet në Gjermani. Negociatat mes Bayern Munchen dhe Fulham janë rreth çmimit 45 milionë euro, si# raporton Sky Sports, por bisedimet finale do të zhvillohen javën tjetër.
Pas sjelljes së tij profesioniale pavarësisht kaosit në ditën e fundit të merkatos verën e shkuar, Palhinha tani do të largohet nga Fulham për të firmosur me gjigantët bavarez.
Poll