
Jamal Musiala është një prej liderve dhe talentëve të Bayern Munich. E sigurisht që drejtuesit nuk mund të privohen nga shërbimet e tij.
Ofertat gjatë merkatos së verës për të nuk kanë munguar, teksa lisën e kryesuan Real Madrid dhe Manchester City, por gjermanët ia dolën të rezistojnë deri në fund. Tashmë drejtuesit synojnë që të rinovojnë kontratën me gjermanin dhe për këtë ka nisur puna.
Diçka të tillë e ka zbuluar drejtori sportiv i Bayern Munich, Maximilian Michael Eberl. Ky i fundit ka theksuar se tashmë po punohet për kontratën e re që do t’i propozohet futbollistit.
“Ne jemi duke negociuar me Musialan për marrëveshje të re prej e disa muaj. Ne jemi ulur kemi folur..
Ai duhet të bëhet njëri nga fytyrat e Bayernit sikur Kimmich, Pavlovic e Stanisic. Ne dëshirojmë të fitojmë Champions League dhe trofe të tjerë”, ka theksuar drejtori i Bayern.