
Thomas Tuchel
Thomas Tuchel nuk do të jetë trajneri i ri i Manchester United. Ky është vendimi i gjermanit që do të marrë një kohë pushimi nga futbolli e nuk do të rikthehet në detyrë këtë verë.
Pas largimit nga Bayern Munchen, Tuchel ka vendosur të ndërpresë bisedimet me gjigantin anglez pas një sërë kontaktesh në javët e fundit. Gjermani ishte kandidati favorit në rast se United do të vendoste të ndante rrugët me trajnerin aktual Erik ten Hag, pork y operacion nuk do të ndodhë, të paktën në të ardhmen e afërt.
Djajtë do të marrin së shpejti një vendim përfundimtar për të ardhmen e Erik ten Hag.
Poll