Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

9 gola dhe asistë në 9 ndeshje, Michael Olise “basti” i fituar i Bayern Munich

Shkruar nga NEWSPORT
9 gola dhe asistë në 9 ndeshje, Michael Olise “basti” i
Michael Olise

Bayern Munich e nisi sezonin mjaft mirë, por në ndeshjet e fundit hasi vështirësi. Duke i nisur këtu nga barazimi në kampionat me Leverkusen dhe Eintracht Frankurt, e deri te humbja në Champions përballë Aston Villas.

Megjithatë është tepër herët si për idetë e trajnerit Vincent Kompany dhe lojtarëve që kanë ardhur gjatë kësaj merkato verore. Por njëri prej tyre, jo vetëm është përshtatur, por mund të quhet edhe “bast” i fituar nga drejtuesit bavarezë.

Bëhet fjalë për Michael Olise. 22-vjeçari francez i cili mund të bëjë disa role në repartin ofensiv, ka qenë në super formë deri më tani. Në 9 ndeshje të luajtura këtë sezon, Olise ka shënuar 6 gola, teksa ka asistuar në 3 të tjerë.

Kjo ka bërë që francezi të zërë menjëherë vendin e titullarit, duke lënë në stol lojtarë si Kingsley Coman apo Leroy Sane. Forma e Olise tregon që Bayern Munich pavarësisht se ka shpenzuar 53 milionë euro për të, ka goditur në shenjë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga