
Milani është gati të mbyllë bashkëpunimin me mbrojtësin Andrei Coubis. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar i cili bëri një ndeshje katastrofale ndaj Chelsea në miqësore, është pranë kalimit tek Dinamo 1948.
Siç raporton “Transfermarkt”, Coubis nuk fituar dot besimin e klubit kuqezi dhe me shumë gjasa do të transferohet në kampionatin rumun.
Nëse 21-vjeçari do të largohej nga Milani, do të ishte eksperienca e parë në Rumani. Edhe pse ka lindur në Milano, Coubis luan për kombëtaren rumune të moshave nën 21 vjeç.
Kujtojmë që trajneri Max Allegri i dha besim mbrojtësit në sfidën ndaj Chelsea në miqësoren që Milani u mposht 4-1, duke e inkuadruar si titullar. Por Coubis shënoi autogol në minutën e 5-të dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 18-të.