
Dean Huijsen
Një duel mes Bayernit dhe Chelsea ka nisur në merkaton e janarit. Ekipet kërkojnë të përforcojnë qendrën e mbrojtjes dhe kanë hedhur sytë në skuadrën e Bournemouth.
Bëhet fjalë për talentin Dean Huijsen që është në listën e të dyja klubeve. Sipas Fabrizio Romanos ekipet tashmë po mendojnë të përgatisin një ofertë për të nënshkruar 19-vjeçarin, një shumë që mund të kënaqë klubin anglez.
Bournemouth e bleu Huijsen verën e kaluar nga Juventusi për shumën e 15.2 milionë eurove. Djaloshi spanjoll regjistron 17 paraqitje këtë sezon në Premier League ku ka realizuar dhe dy gola.
Poll